Komunizmi Quotes
Quotes tagged as "komunizmi"
Showing 1-6 of 6
“Nëse vijmë tek realitetet e shpërfaqur në vitet '90, kujtoj ditën e rrëzimit të monumentit të ”shokut Enver� në Sheshin Skënderbej. Unë u gjenda tek kangjellat e xhamisë pranë Sahatit. Pas pak minutash, kur makina tërhiqte simbolin e rrëzuar përdhe`, pas turmës së ekzaltuar, në radhët e para të saj, unë vura re dikë, një person që ende kishte zyrë e titull dhe makinë në përdorim nga një institucion i rëndësishëm për edukim. Thërriste në ekstazë: «E shporrëm/ e shporrëm/ e shporrëm qelb...!» Doja ta besoja se ai e kishte nisur pastrimin tek vetja, që është më i vështiri. Ndonëse mund të lexohej edhe si përgatitje për të rimarrë pushtetin në pluralizëm.”
―
―
“Perëndimi kurrë nuk e njohu Lindjen. Edhe këtë herë, në fund të viteve �80, si në vitet �40, po mjaftohej me ndarjen e kurorës së fituesit. Në fund të Luftës së Dytë, me musteqen ndau botën, teksa tani me njeriun me blanë po ndante demokracinë. Viktimat janë të njëjtit: ata që e njihnin dhe s’e deshën komunizmin më parë se të mbinte në këto troje� Gorbi s’po e ndryshon Lindjen, korbi shpëton të zezën duke ndërruar rroben e tij. S’kuptoj pse brohoret Perëndimi�”
― Atdhe tjetër
― Atdhe tjetër
“A e merrni dot me mend dilemën e shkrimtarit kur librat e tij botoheshin në perëndim pa emrin e përkthyesit?! Ai e dinte se kjo ndodhte rëndomë në vendin e tij, në shtetin e tij diktaturë. Kënetat, bje fjala, thaheshin prej të burgosurve të regjimit, me punë të papaguar të tyre, por mos përmendja për arësye biografike e emrit të përkthyesit të tij, jo vetëm në vendlindje por edhe në botimet në Perëndim, dhimbte shumë. Shumë më shumë� Më dhimbshëm se heshtja për Nobelin e pa-uruar për Nënë Terezën, më rëndë� Janë plagë që s’mbyllen as në trupin e të vdekurit këto�”
― Atdhe tjetër
― Atdhe tjetër
“Personazhet e Kafkës na trubullojnë edhe sot e kësaj dite, ngaqë ata janë siç kemi qenë ne dikur, heronj të dorëzuar. Brenga jonë si lexues rritet edhe më, teksa mëvetësohemi e ndjejmë se, edhe si personazhë, jemi përshkruar krejt tjetër: ngrirë si njerëz, rrëgjuar mendërisht, vyshkur ndjesisht, pa reagime. Nuk na shfaqën si qenie njerëzore, dhe kurrë krijesa fiziologjike. Problemet tona, hallet si heronj të asaj letërsie, thjesht të qenieve politike, zgjidhjet e tyre një herë e mirë të parashikueshme. Ekonomi letrare e planifikuar. Aq sa sot dyshojmë nëse vërtetë kemi qenë. A quhet art ë që i vidhej njeriut. Më thua dot, a mund të ketë letërsi në Korenë e Veriut sot?!”
― Atdhe tjetër
― Atdhe tjetër
“Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel në arkitekturën e ideve dhe fiksion imagjinatë të sëmurë.”
―
―

“Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qëneve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut”
―
―
All Quotes
|
My Quotes
|
Add A Quote
Browse By Tag
- Love Quotes 99.5k
- Life Quotes 78k
- Inspirational Quotes 74.5k
- Humor Quotes 44.5k
- Philosophy Quotes 30.5k
- Inspirational Quotes Quotes 27.5k
- God Quotes 26.5k
- Truth Quotes 24k
- Wisdom Quotes 24k
- Romance Quotes 23.5k
- Poetry Quotes 22.5k
- Life Lessons Quotes 21k
- Death Quotes 20.5k
- Happiness Quotes 19k
- Quotes Quotes 18.5k
- Hope Quotes 18k
- Faith Quotes 18k
- Inspiration Quotes 17k
- Spirituality Quotes 15.5k
- Religion Quotes 15k
- Motivational Quotes 15k
- Writing Quotes 15k
- Relationships Quotes 15k
- Life Quotes Quotes 14.5k
- Love Quotes Quotes 14.5k
- Success Quotes 13.5k
- Time Quotes 12.5k
- Motivation Quotes 12.5k
- Science Quotes 12k
- Motivational Quotes Quotes 11.5k