Å·±¦ÓéÀÖ

Ti Quotes

Quotes tagged as "ti" Showing 1-2 of 2
Darien Levani
“Një këngë nuk është shumë e thjeshtë për t'u zbërthyer. Ka qenë gjithmonë kështu, s'ka asnjë sekret, në asnjë, nëse i kupton akordet. Në fund të fundit janë thjesht instrumente edhe zë, asgjë më shumë. Kjo ama vetëm nëse e zbërthen. Por ka një problem: duke zbërthyer një këngë, nxjerr elementet që e përbëjnë, jo rezultatin. Këngët që na pëlqejnë janë të tilla, sepse arrijnë në një pikë ku rezultati ngrihet sipër elementeve të ndryshme. Është kjo magjia e këngëve të bukura, ajo që arrijnë të shprehin, përtej asaj që dëgjon.

Ndodh e njëjta gjë me femrën që dashuron marrëzisht, e cila nuk është thjesht mish e mendime, është shumë më shumë. Ndoshta ato të pëlqejnë, por e dashuron për gjëra të tjera. Mënyra se si qesh, ndoshta. Mënyra se si rregullon flokët, reagimi i saj kundrejt një lajmi, komplet i ndryshëm nga reagimi i miliarda të tjerëve që ecin mbi këtë planet. Mënyra se si shndërrohet kur dehet. Mënyra se si përqendrohet kur lexon një libër. Nuk e duam njëri-tjetrin për gjërat e mëdha, për faktet e njohura si ngjyra e flokëve apo ëmbëlsia e buzëqeshjes. E duam për gjërat e vogla, për ato gjeste që kanë kuptim vetëm për ne e që ngrihen sipër ideve, sipër akordeve, sipër peshës që tregon peshorja apo përtej grupit të gjakut. E ndoshta është ky shpirti për të cilin flasin të gjitha fetë: jo përsosmëria, por defektet, jo biografia, por detajet që na tregon nata, jo ajo që shohin të tjerët, por ajo që shohim vetëm ne.”
Darien Levani, Poetët bëjnë dashuri ndryshe