Å·±¦ÓéÀÖ

Pacientet Quotes

Quotes tagged as "pacientet" Showing 1-2 of 2
Henry Marsh
“Pacientët nuk kanë zgjedhje tjetër, veçse të na besojnë. Dhe është detyra jonë të punojmë fort për të merituar atë besim që pacientët na japin dhe duhet të rezistojmë dhe të luftojmë fort”
Henry Marsh

“Si Kirurgë ia kemi dalë mbanë, kur pacientët tanë shërohen plotësisht dhe na harrojnë. Të gjithë pacientët janë shumë mirënjohës në fillim, pas një operacioni të suksesshëm, por nëse mirënjohja përsëritet, kjo zakonisht do të thotë se ata nuk janë kuruar nga sëmundja themelore dhe druajnë se do të na e kenë nevojën në të ardhmen. Ata ndihen se duhet të na marrin me të mira, sikur të ishim zotër të zemëruar apo, në më të mirën, lajmëtarë të një fati të paparashikueshëm. Na sjellin dhurata dhe na dërgojnë kartolina, na thërrasin heronj dhe nganjëherë zotër. Megjithatë, ne kemi qenë më të suksesshëm, kur pacientët tanë kthehen në shtëpi, ndjekin jetën e tyre dhe kurrë nuk kanë nevojë të na takojnë përsëri. Ata janë mirënjohës, pa dyshim, por të lumtur që na hodhën ne dhe tmerrin e sëmundjes së tyre pas krahëve. Ndoshta ata kurrë nuk e perceptuan sa i rrezikshëm ishte operacioni dhe sa me fat ishin që u bënë mirë. Kurse kirurgu, për një çast preku Qiellin, duke i ardhur kaq afër Ferrit.

Dr. Henry Marsh - Neurokirurg”
Dr. Henry Marsh