Thenie Quotes
Quotes tagged as "thenie"
Showing 1-30 of 31

“Lere pastaj qe ka dhe jo pak pasunare qe s'i pelqen te degjojne ankimet me ze te larte te varfanjakeve. Se, sigurisht, i shqetesojne, i bezdisin me ankesat pa fund. Po, moj shpirt, varferia kurdohere e bezdisshme eshte. Ja ç'eshte, Varenjka. Renkimet e te uriturve, klithmat e zemerplasurve u prishin gjumin ca zoterinjve.”
―
―

“E po, mirupafshim! Po me mbyt trishtimi, nga merzia. Seç kam nje brenge ne shpirt, Makar Aleksejeviç. As vete s'e di arsyen. E tille dite paska qene. Mirupafshim!”
―
―

“Kushdo qofte, edhe njeriu i vogel, nga ata qe nuk e turbullojne ujin, qe askujt s'i bien me qafe, qe rrojne me friken e perendise, por edhe me friken per veten, shkojne me mendjen te mos ngacmojne njeri se keshtu as ate vete nuk do ta ngacmojne, do ta lene te qete ne hallet e tij, nuk deshiron qe te tjeret te futin hundet ne jeten e perditshme qe ben, nuk ia ka enda te flasin ne e ka te ri apo te vjeter jelekun, ne i ka te reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka enda te marrin vesh te tjeret ç'eshte duke ngrene, çfare po shkruan?... E ç'te keqe paska, moj zemer, qe une, kur shoh xhadene te prishur, eci ne maje te gishtave, shkel me kujdes per te ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar per tjetrin qe ndonjehere nuk ka para as per te pire nje gote çaj? Sikur qenka e thene dhe e vulosur qe njerezit, te gjithe sa jane, patjeter duhet te pine çaj. Po pse e udhes qenka te shohesh ne gojen e tjetrit per te ditur ç'cope eshte duke pertypur? A fyhet njeriu keshtu? Jo, shpirti im! Perse u dashka fyer tjetri kur ai s'te ngacmon?”
―
―

“Ky është problemi me pijen, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe ju pini në përpjekje për ta harruar, në qoftë se ndodh diçka e mirë ju pini me qëllim për ta festuar, dhe në qoftë se nuk ndodh asgjë pini për të bërë diçka të ndodhë.”
―
―

“Ne të gjithë jemi duke shkuar për të vdekur, të gjithë ne, çfarë cirku! Kjo vetë duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin, por kjo nuk e bën. Ne jemi të terrorizuar dhe të rrafshuar nga trivialiteti, ne jemi duke u ngrënë nga asgjëja.”
―
―

“Duhet te qendrojne larg njeri-tjetri si fatkeqet ashtu dhe te varferit, keshtu nuk do te rendoheshin nga njeri-tjetri. Ju shkaktova aq shume fatkeqesi, qe s'i kishit patur kurre me pare ne jeten modeste te vetmitarit. Kjo me brengos, ma derrmon shpirtin.”
―
―

“Jam njeri i semure... Jam edhe tip keqdashesi. Nuk bej pjese, nderkohe, ne simpatiket. Me duket se vuaj nga melçia, ndonese vete une gje prej gjeje nuk kuptoj nga semundjet, as qe e di me saktesi ç'me dhemb. Nuk kurohem e as jam kuruar ndonjehere, pavaresisht nga respekti qe kam per mjekesine (se i shkolluar une jam, por edhe bestyd jam). Me ka hipur ne kole, nuk dua te kurohem nga inati. Ju kete kushedi as edhe e kuptoni, kurse une e kuptoj, ndonese s'jam ne gjendje t'ua shpjegoj se kujt i bej dem me kete inat timin. E di fort mire, qe as mjekeve e askujt tjeter nuk i behet vone qe jam tip inatçori, e as vete per veten nuk e çaj koken, ndonese fort mire e di qe inati eshte dem i kokes. Ngado qe ta sjellesh e kam mbushur mendjen, e kam bere top: nuk dua qe nuk dua te kurohem. Me dhemb kjo e shkrete melçi, le te dhembe, nuk paska plasur!”
― Notes from Underground, White Nights, The Dream of a Ridiculous Man, and Selections from The House of the Dead
― Notes from Underground, White Nights, The Dream of a Ridiculous Man, and Selections from The House of the Dead

“Se une jo vetem nuk isha nopran e nurzi, por as i lig e as keqdashes nuk isha, ama edhe ndonje hiç nuk ehste se isha. Ja ku po jua them se nuk kam qene as i lig e as i poshter, po as i ndershem, nuk kam qene hero, por edhe shterpi nuk kam qene. Ne keto çaste dergjem ne qoshen time dhe vetem ndersej veten, vetem shtirem sikur kam qene njeri i keq, se, sipas meje, nje njeri qe e ka plot koken, s'ka si ben marrezi si ato te miat, vetem budalli sillet asisoj.”
―
―

“Një intelektual thotë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të vështirë. Një artist thotë një gjë të vështirë në një mënyrë të thjeshtë.”
―
―

“Eshte e mire letersia, Varenjka, shume e mire eshte. U binda diten e trete te vizitave. Gje me peshe. Ua forcon zemren njerezve, u meson si te jetojne. C'nuk thuhet ne ato shkrime.”
―
―

“Një mjek i mirë duhet t’u flasë të dy qenieve kontradiktore brenda pacientit që po vdes â€� pjesës që e di që po vdes dhe asaj që shpreson se do të rrojë ende.”
―
―
“Si Kirurgë ia kemi dalë mbanë, kur pacientët tanë shërohen plotësisht dhe na harrojnë. Të gjithë pacientët janë shumë mirënjohës në fillim, pas një operacioni të suksesshëm, por nëse mirënjohja përsëritet, kjo zakonisht do të thotë se ata nuk janë kuruar nga sëmundja themelore dhe druajnë se do të na e kenë nevojën në të ardhmen. Ata ndihen se duhet të na marrin me të mira, sikur të ishim zotër të zemëruar apo, në më të mirën, lajmëtarë të një fati të paparashikueshëm. Na sjellin dhurata dhe na dërgojnë kartolina, na thërrasin heronj dhe nganjëherë zotër. Megjithatë, ne kemi qenë më të suksesshëm, kur pacientët tanë kthehen në shtëpi, ndjekin jetën e tyre dhe kurrë nuk kanë nevojë të na takojnë përsëri. Ata janë mirënjohës, pa dyshim, por të lumtur që na hodhën ne dhe tmerrin e sëmundjes së tyre pas krahëve. Ndoshta ata kurrë nuk e perceptuan sa i rrezikshëm ishte operacioni dhe sa me fat ishin që u bënë mirë. Kurse kirurgu, për një çast preku Qiellin, duke i ardhur kaq afër Ferrit.
Dr. Henry Marsh - Neurokirurg”
―
Dr. Henry Marsh - Neurokirurg”
―
“Kur sëmuremi dhe jemi në spital, me frikën për jetën, duke pritur të tmerruar operacionin, ne duhet më së paku, t’u besojmë mjekëve. 

Nuk është çudi që ne i veshim mjekët me cilësi mbinjerëzore, si për të mposhtur frikën tonë. Dhe kur operacioni shkon mirë, kirurgu është hero, ndërsa kur ai dështon atëherë ai është i keq. 

Por ne harrojmë se mjekët janë njerëz njëlloj si të tjerët. Duhet të kuptojmë se shumë nga ajo që ndodh nëpër spitale, mbetet çështje fati; dhe se suksesi e dështimi janë shpesh jashtë kontrollit të mjekut.
Dr. Henry Marsh - Neurokirurg”
―
Dr. Henry Marsh - Neurokirurg”
―
“Kirurgjia është arti i heshtur që flet me vepra, ku çdo prerje dhe suturim është një varg në poezinë e shërimit.”
―
―
“Në duart e një kirurgu, çdo prerje është një fjalë e shpresës, dhe çdo suturim është një premtim për të ardhmen.”
―
―
“Në duart e një kirurgu me përvojë, çdo incizion është një superpikturë , çdo nyje ose lidhje është një poezi e heshtur, dhe çdo operacion është një valle e jetës dhe shpresës. Përvoja e tij është një libër i hapur ku çdo faqe tregon një histori të suksesit të fituar me mund dhe dedikim.”
―
―
All Quotes
|
My Quotes
|
Add A Quote
Browse By Tag
- Love Quotes 99.5k
- Life Quotes 78k
- Inspirational Quotes 74.5k
- Humor Quotes 44.5k
- Philosophy Quotes 30.5k
- Inspirational Quotes Quotes 27.5k
- God Quotes 26.5k
- Truth Quotes 24k
- Wisdom Quotes 24k
- Romance Quotes 23.5k
- Poetry Quotes 22.5k
- Life Lessons Quotes 20.5k
- Death Quotes 20.5k
- Happiness Quotes 19k
- Quotes Quotes 18.5k
- Hope Quotes 18k
- Faith Quotes 18k
- Inspiration Quotes 17k
- Spirituality Quotes 15.5k
- Religion Quotes 15k
- Motivational Quotes 15k
- Writing Quotes 15k
- Relationships Quotes 15k
- Life Quotes Quotes 14.5k
- Love Quotes Quotes 14.5k
- Success Quotes 13.5k
- Time Quotes 12.5k
- Motivation Quotes 12.5k
- Science Quotes 12k
- Motivational Quotes Quotes 11.5k