Å·±¦ÓéÀÖ

Njerez Quotes

Quotes tagged as "njerez" Showing 1-8 of 8
Fyodor Dostoevsky
“Naten s'kisha gjume, me mbyste pendimi, kot thone qe pendimi te lehteson.”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Po ç'pune ke ti, mor zoteri, me çizmet e mia te shqyera dhe me berrylat e mi te grisur?”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Lere pastaj qe ka dhe jo pak pasunare qe s'i pelqen te degjojne ankimet me ze te larte te varfanjakeve. Se, sigurisht, i shqetesojne, i bezdisin me ankesat pa fund. Po, moj shpirt, varferia kurdohere e bezdisshme eshte. Ja ç'eshte, Varenjka. Renkimet e te uriturve, klithmat e zemerplasurve u prishin gjumin ca zoterinjve.”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“E po, mirupafshim! Po me mbyt trishtimi, nga merzia. Seç kam nje brenge ne shpirt, Makar Aleksejeviç. As vete s'e di arsyen. E tille dite paska qene. Mirupafshim!”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Kushdo qofte, edhe njeriu i vogel, nga ata qe nuk e turbullojne ujin, qe askujt s'i bien me qafe, qe rrojne me friken e perendise, por edhe me friken per veten, shkojne me mendjen te mos ngacmojne njeri se keshtu as ate vete nuk do ta ngacmojne, do ta lene te qete ne hallet e tij, nuk deshiron qe te tjeret te futin hundet ne jeten e perditshme qe ben, nuk ia ka enda te flasin ne e ka te ri apo te vjeter jelekun, ne i ka te reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka enda te marrin vesh te tjeret ç'eshte duke ngrene, çfare po shkruan?... E ç'te keqe paska, moj zemer, qe une, kur shoh xhadene te prishur, eci ne maje te gishtave, shkel me kujdes per te ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar per tjetrin qe ndonjehere nuk ka para as per te pire nje gote çaj? Sikur qenka e thene dhe e vulosur qe njerezit, te gjithe sa jane, patjeter duhet te pine çaj. Po pse e udhes qenka te shohesh ne gojen e tjetrit per te ditur ç'cope eshte duke pertypur? A fyhet njeriu keshtu? Jo, shpirti im! Perse u dashka fyer tjetri kur ai s'te ngacmon?”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Duhet te qendrojne larg njeri-tjetri si fatkeqet ashtu dhe te varferit, keshtu nuk do te rendoheshin nga njeri-tjetri. Ju shkaktova aq shume fatkeqesi, qe s'i kishit patur kurre me pare ne jeten modeste te vetmitarit. Kjo me brengos, ma derrmon shpirtin.”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Eshte e mire letersia, Varenjka, shume e mire eshte. U binda diten e trete te vizitave. Gje me peshe. Ua forcon zemren njerezve, u meson si te jetojne. C'nuk thuhet ne ato shkrime.”
Fyodor Dostoevsky

Drita Çomo
“Kur shoh ca egoistë, me dy faqe, në fund të fundit injorantë, janë ca njerëz, më pushton nje dëshirë e çmendur që të jem vetëm, të mos kem asnjeri pranë, të lexoj, të shkruaj, të dëgjoj muzikë. Po e di që kjo s'më bën mirë, mundohem t'i largoj mendime të tilla, detyrohem të shtirem si naive, ndoshta pak
e lehtë, askujt s'ia marr për keq dhe përpiqem te mos zemërohem për asgjë. Dhe, në fund të fundit, nuk ia kaloj keq.”
Drita Çomo, Dritë që vjen nga humnera